Rreth nesh
Shperndaje në Google Facebook

Kompani prestigjioze me vizion për të ardhmen

Si një kompani me shumë përvojë në tregun e transportit vendor dhe ndërkombëtar, dëshirojmë të ju prezantojmë disa informacione dhe të dhëna për kompaninë tonë: Saba Tours sh.p.k.

Ne operojmë me transportin rrugorë, me autobusë në destinacione të ndryshme, me linja turistike verore, si dhe bëjmë organizimin e turneve të ndryshme, vizitave grupore dhe aktiviteteve tjera si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

Aktualisht, përveç operimit në tregun e transportit rrugor, ne kemi arritur të shënojmë sukses të lakmueshëm edhe në tregun e transportit ujor, duke kryer udhëtime me traget, në veçanti me kompaninë Adria Ferries.

 

Ndërsa, në tregun e transportit ajror, Saba Tours shpk, operon në katër vitet e fundit. Fillimisht, me shitjen e biletave për shumë kompani të ndryshme Evropiane.

Fluturimet realizohen së paku dy herë në javë, me ne ju mund të bëni rezervimin e biletave për fluturime në të gjithë Evropën me nisje nga Prishtina.

Për ju kujdeset stafi i kualifikuar i cili gjithmonë është në shërbimin tuaj. Saba Tours Sh.p.k ju mundëson fluturime me kompanitë më prestigjioze dhe me kushte shumë të mira.

 

Oferta dhe info

Shikoni disa foto të përzgjedhura nga momente të ndryshme gjatë udhëtimeve tona me grupe dhe aktivitete tjera

Shiko të gjitha aktivitetet

Saba Group

Rreth 25 vite më parë filluam të ofrojmë shërbime të udhëtimit. Që atëherë vazhdimisht kemi përmirësuar shërbimet tona dhe jemi zgjeruar në fusha si në turizëm, arazhmane turistike dhe shumë shërbime tjera profesionale në fushën e transportit dhe akomodimit.