Hyrja për agjent
Klikoni për tu kyçur në sistem

Oferta ne - Malta
Shperndaje në Google Facebook

Viti i Ri në Maltë  -  469€ Personi

        29.12.23– 02.01.24
        Viti i Ri në Maltë

Nisja 29 dhjetor, e premte – mbërritja në Aeroportin e Maltës në orën 10:20 me fluturim charter nga Tirana.

Përshëndetemi me Përfaqësuesin ne Aeroport dhe vijojme me Turin gjysmëditor në kryeqytetin e   Maltës.
Pikat kryesore: Porta e Valetës, Rruga e Republikës, Rruga Tregtare, Pallati i Mjeshtrit të Madh, Sheshi i Pallatit,
Kopshtet e Epërme Barrakka dhe Katedralja e Shën Gjonit (hyrja me pagesë ekstra).
Kohe e lire.
Transferta për në hotel,  Check in dhe akomodimi ne Hotel AX ODYCY 4* me mëngjes

Opsionale: Katedralja Saint John's Co 20 €

30 dhjetor, e shtunë – ditë e lirë
Opsionale:
Ekskursioni do të fillojë në orën 9:00 dhe do të përfundojë në orën 17:00.
Full Day Ekskursion duke vizituar “Mdina, Rabat, Dingli & Mosta”.
Pikat kryesore: Tur në këmbë në Mdina me vizitë në Katedralen Mdina (me pagese ekstra), rrugët
simpatike të Rabatit me vizitën e katakomave të Saint Pauls (me pagese ekstra), shkëmbinjtë Dingli dhe Kupolën e Mosta
Kohe e lire per dreke. Transfertë në hotel
Përfshihen: autobus me ajër të kondicionuar dhe udhërrëfyes i licencuar lokal Çmimi për person 45 €

Ekstra Pagesa :

Katedralja dhe Muzeu i Mdinës 15 €
Katakombet e Shën Palit 10 €
Mosta Dome 5 €

31 dhjetor, e dielë – ditë e lirë

Opsionale:  Ekskursioni do të fillojë në orën 9:00 dhe do të përfundojë në orën 13:00. Duke vizituar Blue Grotto & Marsaxlokk.
Pikat kryesore: Shpella blu, uji i kristaltë, shëtitja me varkë dhe fshati i peshkut Marsaxlokk
Përfshihen: autobus me ajër të kondicionuar dhe udhërrëfyes i licencuar lokal   Çmimi për person 39 €

Opsionale:  Udhëtim me varkë 25 min 15 €

01 janar, e hënë – ditë e lirë

Opsionale:
Ekskursioni do të fillojë në orën 9:00 dhe do të përfundojë në orën 13:00.

Vizitë në 3 qytetet e famshme.
Pikat kryesore: tur në këmbë në Isla, Bormla, Birgu, duke admiruar luzzu dhe marinat, kopshtet
Gardolja, pamje nga porti dhe pamje drejt Valetës.
Kohë e lirë dhe transfertë për në Hotel.
Përfshihen: autobus me ajër të kondicionuar dhe udhërrëfyes i licencuar lokal Çmimi për person 39 €

02 janar, e martë –Transferte per ne Airport
Check out.
Nisja për në Airport behet në orën 14:00.
Fluturim çarter me Air Malta në orën 16:45 për në Tiranë.

Shënime:    Katedralet dhe muzetë do të mbyllen më 31 dhjetor dhe 01 janar

INFORMACIONE  GJENERALE 

Të përfshira:

  • Fluturim Chrter Tiranë – Malta – Tiranë
  • Akomodimi në Hotel AX ODYCY 4*
  • Transfertat Aeroportuale
  • Turi I qytetit te Valletas ne 29 Dhjetor
  • Çante Shpine + 20kg valixhe trolli

Të paperfshira:

  • Cdo gjë që nuk është përmendur tek seksioni i të përfshirave

 

Rezervoni online

Shikoni disa foto të përzgjedhura nga momente të ndryshme gjatë udhëtimeve tona me grupe dhe aktivitete tjera

Shiko të gjitha aktivitetet

Saba Group

Rreth 25 vite më parë filluam të ofrojmë shërbime të udhëtimit. Që atëherë vazhdimisht kemi përmirësuar shërbimet tona dhe jemi zgjeruar në fusha si në turizëm, arazhmane turistike dhe shumë shërbime tjera profesionale në fushën e transportit dhe akomodimit.