Pushime verore ne Itali , Capri , Salerno , Amalfi , Positano , 7 dite , prej 599€ për përson
Hotel Mediterranea 4* - Salerno , do akomodohet grupi: Fotot e bashakngjitura më lartë
Datat e nisjeve :
► 17, 24 Korrik – 599€
► 31 Korrik 7, 14, 21 Gusht – 659€
Dita e Parë:
Nisja nga Tirana ora 18:00 ne drejtim te Durresit. Nisja me traget nga Durrësi në orën 22.00. Lundrimi për në Bari.
Dita e Dytë:
Mberritja në Bari në orën 08.00. Nisja për në Salerno me autobus. Sistemi në Hotel. Pasdite e lire per te shijuar detin, pasi hoteli ndodhet buze plazhit ose nje shetitje ne qytetin e Salernos. Darka ne Hotel.
Dita e Tretë:
Mëngjes në Hotel. Nisja heret me autobus për në Sorrento dhe me traget për në Ishullin Kapri. Shëtitje në Këmbë në Sorrento, ku vizitohen: Porti, Katedralja, Manastiri St Frencis, Sheshi shen Antoni,Bazilika Sant Antonio etj. Shëtitje panoramike në Ishull e Caprit ku vizitohen: Marina Grande, sipas deshires plazh ne zonen Cala Grande, pjesa tjeter e grupit vazhdon pkesen e qendres se Caprit qe ndodhet ne pjesen siperme te ishullit dhe ka nje pagese 4 euro vajtje ardhje ngjitja behet me fenikular . Ku do vizitojke Piazzeten, Kishen e Shen Stefanit, Grand hotel Quisisana, Kopshtet e Agustit, Belvedere di Punta Cannone, Vila Krupp. Kthimi me traget në Sorrento. Kthimi ne Hotel ne Salerno. Darka dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt:
Mëngjes në Hotel. Nisja me autobusin publik te qytetit për në Amalfi( 6-8 euro per person). Shëtitje në këmbë në Amalfi, ku vizitohen: Katedralja, Muzeu i Letrës, Chiostro del Paradiso, etj. Qendrojme ne Amalfi per plazh rreth 4 ore. Kthimi ne Salerno.
Pasdite e lire per plazh afer Hotelit ose per shetitje ne qytet. Darka ne Hotel.
Dita e Pestë:
Mengjesi ne hotel. Opsionale shetitje me varke ne Positanon plot me ngjyra (30-42€/person ne varesi te anijes). Qendrimi i lire ne Positano per rreth 4-5 ore, per vizite dhe plazh.
Per personat qe nuk preferojne shetitjen ne Positano, mund te relaksohen ne plazhin e Salernos. Darka ne hotel.
Dita e Gjashtë:
Mengjesi ne Hotel. Nisja për në Napoli me autobus. Shëtitje panoramike në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo, Castel Nuovo,etj. Nisja per ne Bari ku do te marrim tragetin e ores 00:00.
Kujdes: Check in ne port ne Bari behet ne oren 18:00-19:00 pasi mbyllet porti, pavaresisht se nisja e tragetit eshte ne oren 00:00
Dita e Shtatë: Mberritja ne portin e Durresit ne oren 08:00 ne mengjes dhe transferta per ne Tirane.
Fundi I sherbimeve tona.
Në pagesë përfshihet:
1. Transfertat dhe shëtitjet me autobus sipas programit.
2. Udhëtimi me traget vajtje-ardhje Durrës -Bari me 2 nete fjetje ne kabine te brendshme.
3. Udhetimi me traget vajtje ardhje Sorrento – Kapri.
4. Akomodim në Hotel Mediterranea 4* buze detit ne Salerno për 4 netë qëndrimi.
4. Mëngjeset dhe Darkat në Hotel.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Nje shetitje ne qytetin e Salernos
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Taksa e qytetit e cila paguehet direkt ne Hotel. (3 – 4 euro per person/dita)
4. Bileta e transportit Salerno- Amalfi- Salerno
5. Bileta e anijes Salerno – Positano-Salerno
Fëmijët0-2 vjec (pa mbushur 2 vjec) janë falas;
2-12 vjec, nëse akomodohet në dhomë me 2 të rritur, përfiton €50 zbritje;
mbi 12 vjec paguan si i rritur.
Hoteli nuk ka dhoma teke.
nëse nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udhëton me njerin ose asnjerin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.
Ju bëjmë me dije se:
Pagesa e bëre është e pakthyeshme nese rezervimi anullohet nga ju.
Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
Kategorite e pushimeve ne Itali :
Pushime ne Itali Cift
Pushime ne Itali Familjare
Pushime ne Itali Ultra All Inclusive
Pushime ne Itali per muajt e veres Maj – Qershor – Korrik – Gusht – Shtator
Pushime Muaji Mjaltit ne Itali
Pushime Ekonomike ne Itali